RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca akuzon Rusinë se qëndron pas një fushate të madhe dezinformimi

franca-akuzon-rusine-se-qendron-pas-nje-fushate-te-madhe-dezinformimi

Franca ka akuzuar Rusinë për udhëheqjen e një fushate dezinformimi kundër vendit, duke pohuar se manipulimi nuk do të ndikojë në mbështetjen e Francës për Ukrainës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Francës, Anne-Claire Legendre, në një konferencë për media tha se fushata digjitale përmes së cilës aktor publik rusë ose të lidhur me shtetin përhapin informacione të rreme kundër Francës krijoi “faqe të rreme në internet që imitojnë mediat (franceze) dhe faqet e internetit të qeverisë, si dhe llogari të rreme në mediat sociale”.

Midis këtyre faqeve të internetit, tha Legendre, ishte edhe ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Francës, si dhe ato të ‘Le Parisien’, ‘Le Monde’ dhe ’20 minutes’. Ajo shtoi se mediat gjermane si ‘Der Spiegel’, ‘Bild’, ‘Die Welt’ dhe ‘FAZ’ ishin gjithashtu të imituara.

Sipas saj, hetimi i nisur nga shërbimi i Vigjilencës dhe Mbrojtjes kundër Ndërhyrjeve Digjitale të Huaja (VIGINUM) zbuloi se individë rusë ose rusisht-folës dhe kompani ruse janë të përfshirë në fushatë.

Legendre theksoi se VIGINUM gjithashtu zbuloi se entitete publike ose të lidhura me Rusinë, përfshirë ambasadat dhe qendrat kulturore ruse, ishin përfshirë në përhapjen e disa përmbajtjeve të prodhuara për fushatën.

“Kjo fushatë tregon strategjinë hibride të Rusisë për të minuar debatin e moderuar demokratik dhe për të vënë në shënjestër institucionet tona demokratike”, tha Legendre.

Ajo theksoi se “asnjë përpjekje manipulimi nuk do ta shpërqendrojë Francën nga mbështetja e saj për Ukrainën përballë agresionit rus”.

Related posts

Kurti në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Serbia paturpshëm mohon gjenocidin e kryer, dëmi është i shumëfishtë

admin

Nagip Krasniqi mbetet në burg, i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj

rezart morina

OKB diskuton krijimin e ‘institucionit të ri ndërkombëtar’ pasi 100,000 sirianë mbeten ende të zhdukur

admin