RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mitsotakis premton rritjen e pagës minimale

mitsotakis-premton-rritjen-e-pages-minimale

Katër vitet e ardhshme do të ofrojnë paga më të larta për çdo shtetas grek. Paga mesatare në vendin tonë do të rritet në 1500 euro, ndërsa paga minimale në 950 euro, tha të martën ish-kryeministri dhe kryetari i partisë “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis.

Deklarata e Mitsotakis erdhi gjatë një takimi në ishullin Salamina, në kuadër të zgjedhjeve politike të planifikuara në Greqi, më 25 qershor.

Ish-kryeministri, i cili synon rizgjedhjen dhe marrjen e shumicës absolute në parlament, premtoi gjithashtu mbështetjen e tij për familjet greke dhe nënat që punojnë, duke iu referuar problemit demografik që sipas tij po merr karakteristikat e një krize.

“Në tregun e punës duhet të hyjnë më shumë gra, të cilat do të jenë në gjendje të mbështesin të ardhurat e familjes”, theksoi Mitsotakis. /atsh

Related posts

Ekspertët: Incidenti me presidenten në Shkup, pakujdesi e autoriteteve ose provokim

admin

Kosova për herë të parë ulet dhe ka të drejtën e fjalës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

admin

Paralajmëron Rusia: Do të hakmerremi nëse Bashkimi Europian armatos Ukrainën me përfitimet nga asetet tona

admin