RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmanit i bëhet thirrje ta luajë rolin unifikues mes tensioneve

osmanit-i-behet-thirrje-ta-luaje-rolin-unifikues-mes-tensioneve

Njohës të rrethanave politike dhe të sigurisë në vend po bëjnë thirrje që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ta luajë rolin e saj kushtetues dhe ligjor që ka.

Sipas ekspertëve, ajo duhet të reagojë në lidhje me rrethanat që është duke u përballur vendi e sidomos me ngjarjet që prekin fushën e saj.

Sipas tyre, Osmani duhet të jetë figurë qenësore për rolin unifikues që ka edhe jo të jetë shumë me interferime politike.

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se vendi nuk ka një president të mirëfillte. Siç thotë ai, presidentja është një kukull e partisë në pushtet dhe me përjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023”, ajo do të duhej që të jepte dorëheqje.

“Fatkeqësisht Kosova nuk ka president të mirëfilltë, ajo është më shumë kukull në duart e Lëvizjes Vetëvendosje si e tillë ajo nuk e ushtron në mënyrë absolute rolin e saj kushtetues. Në momentin që Kosova është përjashtuar nga manovrat ‘Defender 2023’ ajo është dashtë të jepte dorëheqjen. Sepse në Evropë me standardet evropiane jepet dorëheqje edhe për çështjet më të vogla, ndërsa ajo jo vetëm jo që nuk ka dhënë dorëheqje por nuk ndjenë as një lloj përgjegjësie. E njëjta gjë po vlen për krizën e re, kështu që thjeshtë ne kemi një person në zyrën e presidentes por realisht ne nuk kemi president”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi shtoi se Osmani do të duhet që të luajë rolin unifikues dhe rolin kushtetues.

“Presidentja do të duhej që ta luante rolin unifikues dhe rolin kushtetues, por nuk e luan sepse ajo zbaton në mënyrë të verbër politikat e kryeministrit edhe kjo është njëra nga arsyet. Po kam frikë që zhgënjimi i komunitet ndërkombëtar është se nuk ka një palë me të cilën mund të zbatoj një politikë të caktuar në Kosovë”, ka thënë ai.

Edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se presidentja duhet që ta luajë rolin e saj kushtetues, pasi sipas tij, ajo duhet të jetë një figurë qenësore.

“Presidentja duhet që ta luajë rolin e saj kushtetues dhe kjo është e rëndësisë së veçantë, duhet të jetë një figurë qenësore edhe jo shumë me interferime politike sa asaj funksionale të përfaqësimit të vendit edhe brenda edhe jashtë. Kjo është me rëndësi të veçantë sidomos në këto moment që janë të ndjeshme ne bashkëpunimin ndërkombëtar. Mendoj që presidentja duhet që të jetë shumë aktive edhe të luaj rolin e vetë edhe kushtetues edh ligjor edhe të jetë shumë më aktive, aty ku prek fushën e saj sidomos kur ka të bëjë me FSK-në, ku ajo është edhe komandat suprem i kësaj force të armatosur”, ka thënë ai.

Ibishi ka deklaruar se Osmani do të duhet që t’i tejkalojë çështjet nga mandati i saj që kanë të bëjnë me koalicionin që ka ndodhur më herët deri në zgjedhjen e saj si presidente.

“Roli saj unifikues nuk do të duhet që të shihet se sa ajo do të ketë një aleancë, apo një bashkëveprim me qeverinë. Normal që duhet që të ketë, çështje nga mandati i saj duhet që të tejkalohen çështjet që kanë të bëjnë, qoftë me një koalicion që ka ndodhur më herët deri në zgjedhjen si presidente. Mendoj që ajo duhet që ta luaj rolin e saj të pavarur si faktor unifikues, jo vetëm i partive në pushtet por edhe opozitës edhe përgjithësisht shoqërisë civile edhe faktorëve relevant”, ka thënë ai.

Related posts

Kursk, fronti i ri në lu’ftën Rusi-Ukrainë

rezart morina

DW: Gjermania shqyrton mundësinë e masave ndaj Beogradit

admin

Kamera që xhiroi mizorinë në Reçak

admin