RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian: Qëndrimi dhe mbështetja e Turqisë për Palestinën janë “për t’u lavdëruar”

presidenti-iranian:-qendrimi-dhe-mbeshtetja-e-turqise-per-palestinen-jane-“per-t’u-lavderuar”

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha sot se mbështetja dhe qëndrimi i Turqisë kundër shtypjes ndaj palestinezëve janë “për t’u lavdëruar”, raporton Anadolu.

“Presidenti Erdoğan dhe unë jemi dakord në lidhje me kauzën palestineze dhe njohjen e të drejtave të popullit palestinez”, tha Raisi në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Raisi tha më tej se Teherani dhe Ankaraja kanë “marrëdhënie të mira” për shumë vite, duke shtuar se Irani dëshiron t’i ngrejë ato në “nivele edhe më të larta” në të ardhmen.

Related posts

Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

Muhamet Ramadani

John Kerry viziton Kinën për bisedime rreth klimës

admin

Trump: SHBA-ja do t’i shesë avionë luftarakë F-35 Arabisë Saudite

Muhamet Ramadani