RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja pret që Kurti dhe Vuçiqi të shkojnë në Bruksel pa kushte

be-ja-pret-qe-kurti-dhe-vuciqi-te-shkojne-ne-bruksel-pa-kushte

Bashkimi Evropian pret nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të vinë në takim në Bruksel.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, në konferencë për media të hënën, ka thënë se data e takimit nuk është caktuar pasi nuk ka konfirmim nga palët se do të vinë në Bruksel për takim. Stano ka thënë se presin qasje më konstruktive e të arsyeshme nga dyja palët.

“Vërtetë Përfaqësuesi i Lartë, Borrell e ka ftuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq të vijnë në Bruksel në një takim krize, për të gjetur një mënyrë për të dalë nga përshkallëzimi e për t’u kthyer te zbatimi i marrëveshjeve të dialogut. Data e takimit nuk është vendosur ende, pasi palët se kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Përfaqësuesi i Lartë dhe shtetet anëtare presin qasje të arsyeshme nga partnerët që aspirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian. Të dy janë të ftuar dhe presim të vinë pa parakushte. Gjetja e një zgjidhje është interes i njerëzve në Kosovë e Serbi”, ka deklaruar Stano.

Stano ka thënë se mungesa e angazhimit nga palët për ta shtensionuar situatën do të ketë pasoja të paevitueshme.

“Sigurisht BE-ja e shtetet anëtare po e përcjellin këtë sjellje, nëse ka vullnet për shtensionim e zgjidhje të situatës. Kemi takimin e rregullit mujor të ministrave të jashtëm të hënën e ardhshëm, e kjo çështje është në agjendë. Kemi konkludimet e Këshillit, gjitha këto ngjarje do të reflektojnë gatishmërinë e liderëve për të treguar konstruktivitet e për t’u munduar të gjendet një zgjidhje. Ftesa e Përfaqësuesit të Lartë është mundësi e ofruar për të dy liderët që të tregojnë se mund të jenë mbi të gjitha konstruktivë e të tentojnë të gjejnë zgjidhje. Pasi kjo nuk është për të kënaqur Brukselin, është për të ardhmen, të ardhmen evropiane të njerëzve në Serbi dhe Kosovë, dhe mungesa e angazhimit do të ketë pasoja të paevitueshme për qytetarët. E përgjegjësia e vetme është e dy liderëve, presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurtid dhe nuk është përgjegjësi e askujt tjetër”, tha Stano.

Stano ka thënë se ditëve të fundit nuk ka pasur tensione, por në anën tjetër sipas tij, ende nuk ka hapa domethënës për shtensionim të situatës.

Prandaj ka shtuar se kjo është arsyeja pse përfaqësuesi i lartë i ka ftuar të dyja palët në një takim në Bruksel për të gjetur një mënyrë konkrete për shtenisonimin e situatës.

Ai tutje ka thënë se nuk kanë caktuar datë të takimit pasi nuk kanë marrë përgjigje nga të dyja palët, porse ka shtuar se kanë parë deklarime jokonstruktive nëpër media.

“Ne nuk kemi qenë në gjendje të caktojmë një datë sepse nuk kemi përgjigje përveç që kemi dëgjuar disa deklarata publike jonkonstruktive. Ne presim që ata të vinë dhe të gjejmë rrugë për të dalë nga kriza. Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë bisedimet dhe t’i këshillojmë por në fund të fundit është në dorën e tyre të bëjnë diçka për shtensionim sepse është për të mirën e popujve të tyre”, ka thënë ai.

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Më 14 qershor, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më tej, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Më 16 qershor gjithashtu ka pasur tensione në Leposaviq pasi janë sulmuar disa gazetarë.

Related posts

Ardhja e ushtarëve amerikanë/ Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

admin

Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Do të shohim si mund të zhvillojmë dialogun mes vendeve

admin

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Gërvalla: Nuk ka tension në marrëdhëniet me SHBA-të

admin