RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mehaj takon ish-ministrat e Mbrojtjes dhe ish-komandantët e FSK-së

mehaj-takon-ish-ministrat-e-mbrojtjes-dhe-ish-komandantet-e-fsk-se

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot në dy takime të ndara ka pritur ish-ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, bashkë me ish-komandantët e ushtrisë sonë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës.

Mehaj ka shkruar në Facebook se gjatë takimit i ka njoftuar për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave strategjike, të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së.

“Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës. Veprimet tona janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët tanë, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetutshmërisë sonë”, ka shkruar ai.

Related posts

Mediat në Republikën Sërpska protestojnë kundër kodit të ri penal

admin

Shpërthen një granatë në Prishtinë, ka dëme

admin

12 të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Kushtrim Guraj