RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i ripërtërinë bashkëpunimin me FSK-në

kfor-i-riperterine-bashkepunimin-me-fsk-ne

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

KFOR-i përmes një njoftimi në Twitter thotë se në takimi u diskutua për situatën aktuale në veri të Kosovës.

“Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka takuar sot z. Armend Mehaj nga institucionet e Kosovës për të diskutuar për situatën aktuale të sigurisë dhe nevojën për de-përshkallëzimin e tensioneve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Megjithatë sipas tyre, ata rinovuan bashkëpunimin në raport me operacionet civile të FSK-së.

“Ata ripërtërinë bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, thuhet tutje ë njoftimin e KFOR-it në Twitter./

Related posts

Muzeu i Luvrit bëhet me drejtor të ri, Macron zgjedh shefin e “Pallatit të Versajës”! Kush është profesori 62-vjeçar

admin

Instagram rrit privatësinë dhe kontrollin prindëror në llogaritë e adoleshentëve! Ja si do të funksionojë dhe si do të bëhet identifikimi i moshës

admin

Kosova 18 vite shtet, ish-koloneli: S’ka asnjë provë që i lidh penalisht 4 ish-liderët e UÇK-së!

admin