RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte, i sekuestrohen armë e dokumente

arrestohet-nje-serb-i-dyshuar-per-krime-lufte,-i-sekuestrohen-arme-e-dokumente

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e nacionalitetit serb me inicialet D.M, nën dyshimet për krime lufte.

I njëjti dyshohet që në cilësinë e gardianit të burgut, së bashku me gardianë të tjerë, kanë kryer krime në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë kohës së luftës.

“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia dhe i janë sekuestruar armë e dokumente, transmeton teve1.info.

“- një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm,

– 136 fishek të kalibrit 9x19mm,

– thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives,

– shufër metalike “Taiwan”,

– dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj”, janë materialet e sekuestruara.

Related posts

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me masat e reja pret uljen e çmimeve të produkteve ushqimore

admin

Qytetarët kujtojnë momentet e rënda gjatë dëbimit me tren nga forcat serbe

rezart morina

Shefi i Hamasit vlerëson presidentin Erdoğan për mbështetjen e kauzës së Palestinës

RTI