RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump sugjeron “dënim me vdekje” për trafikantët e drogës

trump-sugjeron-“denim-me-vdekje”-per-trafikantet-e-droges

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se duhet të dënohen me vdekje ata të cilët janë dënuar për trafik të drogës, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për “Fox News”, Trump tha se për të ulur shkallën e krimit në vend duhet të vendosen praktika më të ashpra, përfshirë edhe dënimin me vdekje.

Prezantuesi i programit, Bret Baier duke iu referuar të dënuarës, Alice Johnson për trafikimin e drogës të cilën Trump e liroi në vitin 2018 duke përdorur kompetencën e amnistisë, rikujtoi se në mesin e atyre që do dënoheshin me vdekje do të ishte edhe Alice Johnson ndërsa Trump mbroji idenë e tij se Johnson do të shmangej nga kryerja e krimit nëse në fuqi do të ishte një ligj i tillë.

Trump deklaroi se rruga e vetme për të ndalur drogën është dënimi me vdekje ndaj personave që e trafikojnë atë.

Alice Johnson u burgos në vitin 1996 me akuzën për trafikim të drogës dhe pastrim të parave të pista ndërsa në vitin 2018 u lirua me amnistinë speciale të Trumpit.

Related posts

Togeri i FSK-së diplomon në SHBA, merr çmimin studenti internacional më i mir

RTI

Zgjedhjet në SHBA/ Kancelari gjerman shpreh mbështetjen për Kamala Harris: Ajo do të bëhej një presidente shumë e mirë

admin

Iran – Dhjetëra viktima dhe të zhdukur pas stuhive

admin