RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Prioritet kemi hapjen e arkivave në Beograd si dhe zbulimin e varrezave masive

kurti:-prioritet-kemi-hapjen-e-arkivave-ne-beograd-si-dhe-zbulimin-e-varrezave-masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe ka bërë sot homazhe edhe në Krushë të Vogël. Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, Kurti ka deklaruar se ndër qëllimet e institucioneve për të pagjeturit është hapja e arkivave në Beograd, pasi sipas tij, atje është e vërteta për planet gjenocidiale të Serbisë që kanë rezultuar me qindra masakra në Kosovë.

Ai ka thënë se qëllimi tjetër është zbulimi i varrezave të reja masive.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se me krenari dhe përgjegjësi është prioritet i qeverisë dhe institucioneve për drejtësi e rehabilitim që t’i mbajnë lart figurat e gjithë të rënëve për liri.

“Nga Krusha e Madhe ku kemi aq shumë varre e nuk e kemi Ukshin Hotin ende, erdhëm në Krushë të Vogël, në këtë vend që ështe një dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë. Meqenëse, këtu para 24 vjetëve, forcat policore ushtarake të Serbisë rrethuan fshatin dhe u përpoqën të shfarosin gjithë shqiptarët, duke i vrarë jo të gjithë burrat, por edhe fëmijë. Kjo ishte përpjekje e tyre që në vendin tonë të mos ngelen njerëzit tanë, pjesë e operacionit të tyre patkojë që e kishte gjenocidin për kryëfjalë të projektit serbomav. Ne me pikëllim e dhembje kujtojmë humbjet dhe vuajtjet, por në të njëjtën kohë me krenari dhe përgjegjësi do t’i mbajmë lart në prioritet e qeverisë tonë e të institucioneve për drejtësi e rehabilitim”, ka thënë Kurit.

Mes tjerash, Kurti ka folur edhe për numrin e madh të të pagjeturëve, me ç’rast, ka thënë se ata nuk janë thjesht të pagjetur, por të zhdukur me dhunë.

Related posts

Kryeministri Kurti në takim me Papa Françeskun

admin

Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh, KE: Kosova kualifikohet për pagesa, por vetëm nëse përmbush kushtet

admin

Scholz në favor të pranimit të Bashkimit Afrikan në G20

rezart morina