RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Zv.presidenti turk dhe ministri i Financave udhëtojnë në EBA para vizitës së presidentit Erdoğan

zv.presidenti-turk-dhe-ministri-i-financave-udhetojne-ne-eba-para-vizites-se-presidentit-erdogan

Zv.presidenti turk, Cevdet Yılmaz dhe ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, kanë mbërritur në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për një vizitë pune 1-ditore para udhëtimit të planifikuar të presidentit Recep Tayyip Erdoğan në vendin e Gjirit, raporton Anadolu.

Yılmaz dhe Şimşek u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dhabit nga ministri i Drejtësisë i EBA-së, Abdullah bin Sultan bin Awad Al Nuaimi, ambasadori turk në Abu Dhabi, Tugay Tunçer, si dhe zyrtarë të tjerë.

Siç është planifikuar, ata do të zhvillojnë një sërë takimesh dhe më pas do të ketë një takim me presidentin e EBA-s, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Në takim do të marrë pjesë edhe zv.presidenti i EBA-s, Mansour bin Zayed Al Nahyan, i cili do të fokusohet në eksplorimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve.

Më 10 qershor, presidenti Erdoğan u takua në Istanbul për bisedime me homologun e tij nga EBA. Al Nahyan, i cili vizitoi Turqinë për të shikuar finalen e Ligës së Kampionëve UEFA, ishte ndër liderët botëror që uruan presidentin Erdoğan pas rizgjedhjes së tij më 28 maj.

Related posts

Ish-gjenerali: Ukraina duhet të përgatitet për luftë të gjatë

admin

Qytetarët njoftohen për shërbimet laboratorike në Kujdesin Parësorë në Prishtinë

Muhamet Ramadani

Numri i të vdekurve nga tërmeti Turqi-Siri kalon 24.000, zhvillime tjera..

admin