RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përparojnë bisedimet Iran-Oman për Ngushticën e Hormuzit, ende pa marrëveshje përfundimtare

perparojne-bisedimet-iran-oman-per-ngushticen-e-hormuzit,-ende-pa-marreveshje-perfundimtare

Bisedimet mes Iranit dhe Omanit për rregullimin e kalimit të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit po shënojnë përparim, megjithëse ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Sipas raportimeve nga Teherani, diskutimet po zhvillohen në nivelet teknike dhe politike. Një nga propozimet që po shqyrtohet parashikon që Irani të ketë kontroll të plotë mbi hyrjen e anijeve në ngushticë, ndërsa Omani të autorizojë daljen e tyre, pasi të njoftojë autoritetet iraniane.

Zyrtarët iranianë theksojnë se këto janë vetëm bisedime dypalëshe mes Teheranit dhe Muskatit dhe se nuk ka negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, fajësoi SHBA-në për krizën në Ngushticën e Hormuzit.

Nga ana tjetër, edhe Uashingtoni ka pranuar se është shënuar përparim në bisedime. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se negociatat kanë avancuar, por ende nuk kanë përfunduar me një marrëveshje.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Thesarit vlerësoi se ekziston mundësia për rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit, por paralajmëroi se rreziqet për lundrimin mbeten të larta, pasi anijet vazhdojnë të përballen me sulme me predha.

Pavarësisht retorikës së ashpër nga të dyja palët, bisedimet po vazhdojnë, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe strategjike dhe një nga mjetet kryesore të ndikimit të Iranit në rajon. /mesazhi

Related posts

Turqi: Erdoğan i pari pas mbi 98% të votave të numëruara

admin

Kurti dhe Princi i Kuvajtit flasin për shtim të investimeve në Kosovë

Muhamet Ramadani

Irani sulmon një tjetër vend të Gjirit Persik, Bahreini kap raketa dhe dronë iranianë, shpall nivel të lartë gatishmërie!

admin