RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy shpërthime në veri, nuk ka të lënduar

dy-shperthime-ne-veri,-nuk-ka-te-lenduar

Mbrëmë pas mesnatës kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Mitrovicës, megjithatë nuk është raportuar për të lënduar.

Zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani i ka thënë se njëri nga shpërthimet ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut një tjetër në rrethinë të Zveçanit.

“Mund të jenë shok bomba ose fishekzjarrë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”, tha ai.

Elshani shtoi se megjithatë, situata në Mitrovicën e Veriut dhe në komunat e tjera në veri ka qenë e qetë gjatë natës dhe se vazhdon të jetë edhe sot e tillë.

Tensionet në veri nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, Policisë dhe gazetarë.

Related posts

Qeveria në Gaza: Ushtria izraelite shënjestroi 30 mijë persona në qendrat e strehimit në Khan Younis

Muhamet Ramadani

OBSH: Vazhdon kufizimi i ndihmës mjekësore për Gazën

admin

Kurti përkujton masakrën mbi familjen Bala

admin