Presidenti amerikan, Joe Biden tha të enjten në Uashington se ai planifikon të takojë homologun e tij kinez Xi Jinping “së shpejti”, diçka që ai e ka thënë prej muajsh. Deklarata e tij erdhi pasi presidenti e etiketoi homologun kinez një “diktator” pak ditë më parë, duke shkaktuar zemërim në Pekin.
I pyetur dje në lidhje me këtë koment gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, Biden u përgjigj se nuk do t’i mohohej e drejta të thotë atë që mendon se është realiteti me Kinën. “Kjo nuk është diçka që unë synoj ta ndryshoj”, shtoi presidenti amerikan.
Joe Biden dhe Xi Jinping do të kryqëzojnë rrugët dy herë në vitin 2023. Ata do të marrin pjesë në takimin e G20 në Indi në shtator dhe në atë të APEC, forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, që këtë vit amerikanët do ta organizojnë në San Francisko, në muanin nëntor. /abcnews