RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pelosi: Ne nuk do ta braktisim Tajvanin

pelosi:-ne-nuk-do-ta-braktisim-tajvanin

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i ka siguruar tajvanezët se SHBA-ja nuk do t’i braktisë.

Gjatë qëndrimit të saj në Tajvan të martën, Pelosi ka thënë se solidariteti i Amerikës me Tajvanin është vendimtar, dhe se kjo është arsyeja pse po qëndron atje.

“Sot delegacioni ynë, për të cilin jam shumë krenar, erdhi në Tajvan për të bërë të qartë se ne nuk do të braktisim angazhimin tonë ndaj Tajvanit dhe jemi krenarë për miqësinë tonë të qëndrueshme. Tani, më shumë se kurrë, solidariteti i Amerikës me Tajvanin është vendimtar. Dhe ky është mesazhi që ne po sjellim këtu sot”, ka thënë Pelosi në pallatin presidencial të Tajvanit.

Vizita e kryedemokrates amerikane në Tajvan ka qenë arsye e rritjes së tensioneve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditëve të fundit.

Kina ka këmbëngulur që Pelosi nuk duhet ta vizitojë Tajvanin pasi do të kishte “ndikim skandaloz në politikë”, ndërsa SHBA-ja ka thënë se Kina nuk duhet të përshkallëzojë situatën.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por i pretenduar nga Kina, e cila e sheh atë si një provincë të shkëputur. Pekini ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi e viziton atë. /koha

Related posts

Miratohet marrëveshja me Turqinë, përfshihet shkëmbimi i inteligjencës ushtarake

admin

Qeveria çeke miratoi blerjen e 24 avionëve luftarakë amerikanë F-35

rezart morina

BE pret që Greqia të kryejë hetim “të plotë dhe transparent” për fundosjen e anijes me migrantë

admin