RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Bota duhet ta ndajë barrën e varfërisë

scholz:-bota-duhet-ta-ndaje-barren-e-varferise

Përgjegjësia e përbashkët është parësore në luftën kundër urisë, varfërisë dhe ndryshimeve klimatike, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në samitin për një Pakt të ri Financimi Global, në Paris, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 100 shteteve.

“Shumë vende, veçanërisht në jugun global, kanë sfida të mëdha për të kapërcyer”, tha Scholz.

“Gjithsesi, shumë gjëra bëhen bashkë, sfida për të luftuar urinë dhe varfërinë, dhe më pas masat e nevojshme për të trajtuar ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu. Është thelbësore të njihet përgjegjësia e përbashkët dhe të diskutohet se si mund të arrihet kjo”, theksoi ai.

Scholz gjithashtu bëri thirrje për bashkëpunim më të madh në partneritete për një tranzicion të drejtë energjetik në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Mundësitë e zhvillimit duhet të jenë gjithashtu të qëndrueshme, ndërkohë që duhet të bëhet progres për të siguruar që lëndët e para të përpunohen fillimisht në vend”, sipas liderit gjerman.

Udhëheqësit kombëtarë, si dhe krerët e organizatave ndërkombëtare dhe bankave të zhvillimit u takuan në samit për të diskutuar arkitekturën financiare globale dhe një sistem financiar të bazuar në solidaritet për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të luftuar varfërinë. /atsh

Related posts

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar

RTI

Hezbollahu konfirmon vd’ekjen e komandantit ushtarak Ibrahim Aqil në su’lmin ajror iz’raelit në Bejrutin jugor

admin

Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota për të

Hevzi