RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA – Vidhen të dhënat personale të 769 mijë pensionistëve

shba-–-vidhen-te-dhenat-personale-te-769-mije-pensionisteve

Janë vjedhur të dhënat personale të 769 mijë personave të cilët kanë dalë në pension nga zona të lidhur me administratën e rajonit të Kalifornisë në SHBA.

Sistemi i Pensioneve për Punonjësit e Sektorit Publik në Kaliforni njoftoi se shumë njerëz dhe institucione u prekën nga sulmi kibernetik i kryer në qershor duke përfituar nga një dobësi në MOVEit Transfer i cili është një mjet për transferimin e skedarëve (dosjeve).

Në sulmin kibernetik janë marrë të dhënat personale të 769 mijë anëtarëve të sistemit. Në mesin e këtyre përfshihen informacione të tilla si emri dhe mbiemri, data e lindjes, numrat e sigurimeve shoqërore dhe emrat e anëtarëve të familjes.

Ndërkohë bëhet e ditur se lidhur me çështjen janë informuar personat të cilëve u janë vjedhur të dhënat. Pretendohet se sulmi kibernetik ndaj MOVEit është kryer nga hakerë rusë.

Related posts

Protestë dhe pulla me thirrje “Armëpushim në Gaza” në ceremoninë për Oscar

Muhamet Ramadani

234 persona të arrestuar nga operacioni “Goditja”

Muhamet Ramadani

Avioni i parë luftarak pa pilot i Türkiye-s “Bayraktar Kızılelma” teston shkëputjen nga toka

admin