Kryeministri indian Narendra Modi tha se rendi global ka pësuar ndryshime, duke theksuar nevojën për reformimin e institucioneve ndërkombëtare për t’iu përshtatur në mënyrë efektive atyre, raporton Anadolu.
“Ne duhet të ringjallim multilateralizmin dhe të reformojmë institucionet shumëpalëshe, me burime dhe përfaqësim më të mirë”, tha Modi dje në fjalimin e tij në një takim të përbashkët të Kongresit të SHBA-së.
“Kjo vlen për të gjitha institucionet tona globale të qeverisjes, veçanërisht Kombet e Bashkuara”, tha ai.
Modi, i cili ndodhet në një vizitë shtetërore dyditore në SHBA, më herët u takua me presidentin Joe Biden, pas pritjes me një ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.
“Ndërsa po dalim nga pandemia, ne duhet t’i japim formë një rendi të ri botëror”, tha Modi.
Ai tha gjithashtu se Bashkimit Afrikan duhet t’i jepet anëtarësimi i plotë në G-20.
“Kur bota ka ndryshuar, edhe institucionet tona duhet të ndryshojnë, ose rrezikojnë të zëvendësohen nga një botë rivaliteti pa rregulla”, deklaroi ai.
Lufta në Ukrainë
Kryeministri indian theksoi gjithashtu nevojën për të ndaluar luftën e Rusisë në Ukrainë, për të cilën ai tha se “po shkakton dhimbje të madhe në rajon”.
“Meqenëse përfshin fuqi të mëdha, pasojat janë të rënda”, tha Modi.
Duke thënë se kjo nuk është një epokë lufte, Modi vazhdoi: “Është një epokë e dialogut dhe diplomacisë…Dhe ne të gjithë duhet të bëjmë çfarë mundemi për të ndaluar gjakderdhjen dhe vuajtjet njerëzore”.
Komentet e Modit u pritën duartrokitje nga shumica e të pranishmëve, megjithëse kishte disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve që bojkotuan fjalimin e tij. Për më tepër, Modi u përball me kritika brenda SHBA-së për shkak të shqetësimeve të ngritura në lidhje me të dhënat mbi të drejtat e njeriut në Indi.
Concluding a very special USA visit, where I got to take part in numerous programmes and interactions aimed at adding momentum to the India-USA friendship. Our nations will keep working together to make our planet a better place for the coming generations. pic.twitter.com/UmATOH3acd
— Narendra Modi (@narendramodi) June 24, 2023