RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot mbahet provimi i maturës shtetërore

sot-mbahet-provimi-i-matures-shteterore

E shtuna e 24 qershorit është dita kur nxënësit e shkollave të mesme do t’i nënshtrohen provimit të matures shtetërore.

Testimi pritet të nisë nga ora 10:00. Ndërkaq, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) tashmë ka njoftuar se të gjitha përgatitjet për organizmin e këtij provimi janë realizuar.

“Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë”, thuhet në njoftim.

Mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit është e ndaluar.

Testi do të organizohet në 178 qendra të testimit. Këtë vit, në sallën e testimit përpos administruesve do të jetë edhe një mbikëqyrës.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 3 korrik.

Related posts

Rritet çmimi i naftës me shpresën e rritjes së kërkesës pas heqjes nga Kina të kufizimeve

admin

Fushata indoktrinuese e Izraelit: “trutë e gomarit” në kishat amerikane kundër palestinezëve

admin

Ligji i duhanit nuk respektohet në Maqedoninë e Veriut

admin