RTV AHIRETI
Lajme

Kurban Bajrami falet edhe në xhaminë e Cerajës në veri, imami me plis në kokë

kurban-bajrami-falet-edhe-ne-xhamine-e-cerajes-ne-veri,-imami-me-plis-ne-koke

Si në krejt xhamitë, ceremoninë e namazit të kësaj feste myslimane e ka paraprirë falja e Sabahut në këtë objekt fetar në fshatin shqiptar të Leposaviqit.

Për të falur Bajramin, në ketë falëtore që u përurua dy muaj më parë, veç banorëve të Cerajës, Bistricës e Koshtovës, kanë ardhur edhe banorë të tjerë nga fshatrat përreth.

Nga pamjet e publikuara nga KlanKosova, shihet se faljen e Namazit e bëri imami që kishte të vendosur edhe plisin në kokë e besimtarët shprehën urimet e tyre për këtë festë duke dëshiruar të mira e begati për krejt besimtarët.

Për fund u dhanë edhe dhurata për më të vegjlit të përgatitura nga donatorë.

Related posts

Blinken kërkon nga Kina të ndajë informacione për shpërthimin e ri të COVID-19

admin

Mediat izraelite pretendojnë është vrarë komandanti i Divizionit të Libanit të Forcës Kuds

Muhamet Ramadani

Zelensky sfidon Amerikën: S’po tregoni të vërtetën!

admin