RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdekja e foshnjës në spital, caktohet masa e sigurisë ndaj tre mjekëve në Prizren

vdekja-e-foshnjes-ne-spital,-caktohet-masa-e-sigurise-ndaj-tre-mjekeve-ne-prizren

Masa e arrestit shtëpiak është caktuar ndaj dy prej tre mjekëve, të dyshuar për rastin e vdekjes së një foshnje në Spitalin e Prizrenit më 27 qershor. Për mjekun tjetër është caktuar masa e lajmërimit në stacionin policor, ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prizren.

Ndaj F.S. dhe G.S. është caktuar masa e arrestit shtëpiak e S.R. duhet të lajmërohet në stacion policor. Masa e sigurisë do të vlejë deri më 27 korrik.

Sipas gjykatës, ka dyshim të bazuar se tre mjekët e kanë neglizhuar rastin dhe kanë intervenuar me vonesë te fëmija i porsalindur, që s’ka arritur të mbijetojë. Po ashtu ata dyshohet se kanë provuar të fshehin provat.

“Me datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë veprojnë haptazi në mënyrë të pakujdesshme si ekip i mjekëve me rastin e lindjes së fëmijës, derisa i është renduar dhe përkeqësuar gjendja e të dëmtuarës (pacientes), dhe e fëmijës, me ç ‘rast pasi kuptojnë për gjendjen e të dëmtuarës dhe fëmijës ekipi i mjekëve – të pandehurit intervenojnë me vonesë mirëpo fëmija i porsalindur nuk arrin të mbijetoj – vdesë. Gjithashtu, më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Prizren, në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë fshehin, ose e bëjnë të pashfrytëzueshëm, tërësisht sendin – provën kryesore me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, në atë mënyrë që pas lindjes, të pandehurit placentën e fetusit të fëmijës të posa lindur i cili ndërron jetë pas lindjes, me qëllim që të fshehin çështjen e të provuarit lidhur me shkakun e vdekjes së foshnjës këtë placentë nuk e regjistrojnë dhe identifikojnë dhe e vendosin së bashku duke e përzier me placentat tjera në vendin ku i ruajnë, nuk e dërgojnë në IML së bashku me trupin e pajetë të foshnjës i cili është dërguar në autopsi me urdhër të prokurorit, e cila provë është vendimtare për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftim të Gjykatës.

Ndaj tyre fillimisht, Prokuroria pati kërkuar paraburgim, por më pas është tërhequr nga kërkesa.

Related posts

Rusia kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja për eksportet e drithërave përmes Detit të Zi

admin

SHBA akuza Moskës/ Analiza e DW: A po përpiqet Rusia të manipulojë zgjedhjet presidenciale në Amerikë?

admin

Kovaçevski: Nuk pranojmë asgjë pa definim të qartë për identitetin dhe gjuhën maqedonase

admin