RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, kreu i opozitës Alexis Tsipras jep dorëheqje nga drejtimi i partisë

greqi,-kreu-i-opozites-alexis-tsipras-jep-doreheqje-nga-drejtimi-i-partise

Kreu i partisë kryesore opozitare në Greqi, Aleanca e Majtë Radikale (SYRIZA), Alexis Tsipras tha se do t’i japë lamtumirën drejtimit të partisë së tij, transmeton Anadolu.

“Kam marrë drejtimin e një partie të vogël të majtë kur isha 34-vjeç. Ky udhëtim që bëmë së bashku ishte shpesh i rrezikshëm, plot kurthe, por emocionues”, tha Tsipras në një deklaratë për media.

Ai tha se SYRIZA është partia e parë e majtë që vjen në pushtet në Evropë dhe se qeveria e SYRIZA-s përkoi me kohë me rëndësi historike si për Greqinë ashtu edhe për Bashkimin Evropian (BE).

Duke thënë se qeveria e tij po luftonte me një Evropë që është dyshuese dhe armiqësore ndaj Greqisë, Tsipras tha se Greqia i ishte nënshtruar presionit nga grupe të caktuara nga brenda dhe jashtë në atë kohë.

Tsipras theksoi se është krenar për arritjet e qeverisë SYRIZA në çështje si dalja e Greqisë nga memorandumi, riorganizimi i borxhit të saj, shërimi i plagëve të popullit grek, ripërtëritja e imazhit të Greqisë në arenën ndërkombëtare dhe Marrëveshja e Prespës. Ai shtoi se ky proces ka vend në histori pavarësisht vështirësive të saj.

Tsipras tha se është koha për të hapur një faqe të re për SYRIZA-n dhe se rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit i dhanë SYRIZA-s dy detyra: të marrë përsipër opozitën kryesore dhe të bëjë një ndryshim.

– Tsipras i dha lamtumirën udhëheqjes së SYRIZA-s me fjalët e poetit të njohur turk, Nazım Hikmet

Tsipras deklaroi se partia duhet të shkojë në një ristrukturim të ri sa më shpejt të jetë e mundur. “Krijimi i një SYRIZA të re është prioriteti ynë. Do të ishte hipokrizi ta shpreh besimin tim për ristrukturimin vetëm verbalisht pa e mbështetur atë me veprimet e mia”.

Duke thënë se SYRIZA e kupton nevojën për një ndryshim të ri, Tsipras tha: “Vendosa të propozoj që anëtarët e partisë të zgjedhin një kryesi të re të partisë dhe të nisin menjëherë procesin përkatës. Sigurisht që unë nuk do të jem kandidat”.

Tsipras tha se do të vazhdojë të punojë për partinë para dhe gjatë procesit të ndryshimit. Duke cituar poetin Nazım Hikmet, ai tha: “Deti më i bukur është ai që nuk është lundruar ende”.

– Rënia e SYRIZA-s

SYRIZA, e cila zuri vend në opozitën kryesore me 31.53 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut 2019, shënoi rënie të shpejtë të përqindjes së votave, megjithëse ruajti vendin e saj në opozitën kryesore.

Shkalla e votave të SYRIZA-s prej 20.07 për qind në zgjedhjet e përgjithshme të majit 2023 kishte rënë nën 18 për qind me rezultatet e 25 qershorit.

Related posts

Lajçak jep detaje për takimin e mbrëmshëm me Kurtin

rezart morina

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën

RTI

SHBA nuk do të vendosë kushte për ndihmën ushtarake për Izraelin

rezart morina