RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ilaçet që dëmtojnë dhëmbët

ilacet-qe-demtojne-dhembet

Disa lloje ilaçesh rrisin rrezikun e xhinxhivave. Kjo lidhje ekziston për shkak të rritjes së baktereve brenda indeve periodontale (për shembull pjesë të indit afër dhëmbëve), një problem që mund të ndryshojë stabilitetin e dhëmbëve tek njerëzit e predispozuar ndaj inflamacionit xhinxhival.

Ilaçet “kundër” mishrave

Studimet e fundit, në fakt, konfirmojnë se disa ilaçe të përdorura zakonisht, të tilla si kontraceptivët oralë dhe ilaçet për tensionin e lartë, mund të kenë ndër efektet anësore të tyre gjakderdhje tëxhinxhivave. Në mënyrë të veçantë, ekzistojnë tri grupe barnash: antikonvulzantë të përdorur për trajtimin e epilepsisë (fenintoina dhe valproat natriumi); bllokuesit e kanalit të kalciumit të marra për tensionin e lartë, ose për të stabilizuar presionin e gjakut (nifedipinë, verapamil, diltiazem, amlodipinë, felodipinë) dhe imunogregulatorë, të përdorura në post-transplantim. Kontraceptivët oralë në doza të mëdha mund të kontribuojnë gjithashtu në shfaqjen e gengivave.

Parandalimi

Higjiena e gojës duket se luan një rol qendror në parandalimin e xhinxhivave: pastrimi i dhëmbëve me kujdes pas ushqimeve kryesore, pastrimi i përditshëm dhe përdorimi i produkteve të duhura ndihmon në eliminimin e rrezikut bakterial.

Mario Aimetti, president i Shoqërisë Italiane të Parodontologjisë dhe Implantologjisë (SIdP) shpjegon: “rritja e inflamacionit dhe vëllimi i xhinxhivave që rezulton, nuk ndodh në të gjithë pacientët që përdorin këto lloj ilaçesh. Për më tepër, efektet mund të ndryshojnë edhe në të njëjtin person, në varësi të moshës ose ndryshimit të zakoneve, siç është rritja ose ndërprerja e pirjes së duhanit dhe higjiena orale”.

Shkoni rregullisht te dentisti

Rritja e volumit të xhinxhivave të shkaktuar nga këto ilaçe kontribuon në akumulimin e pllakës bakteriale në sipërfaqen e dhëmbit. Prandaj është e nevojshme të informoni dentistin tuaj nëse përdorni këto barna, me qëllim që të planifikoni kontrolle me një periodontist, një profesionist të specializuar në indet ngjitur me dhëmbët.

Heqja profesionale e pllakave dhe gurëzave në kombinim me higjienën efektive orale zgjidh problemin nëse xhinxhivat janë në fazën fillestare. Për raste më serioze, megjithatë, është e këshillueshme të vlerësohet ndryshimi në terapinë e ilaçeve.

Related posts

Alergjitë në verë, kujdesi që duhet të tregojmë nga dielli, rëra dhe uji

rezart morina

3 shenja të problemeve të zemrës tek fëmijët që çdo prind duhet të dijë

admin

​Si ndikon ushqimi në mendjen tonë

admin