RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas zjarreve, Toronto në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

pas-zjarreve,-toronto-ne-mesin-e-qyteteve-me-ajrin-me-te-ndotur-ne-bote

Për shkak të zjarreve pyjore që vazhdojnë në Toronto, metropoli më i madh në Kanada është përfshirë në mesin e qyteteve që kanë ajrin më të ndotur në botë, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të “IQAir” me qendër në Zvicër që monitoron cilësinë e ajrit, bëhet e ditur se cilësia e ajrit në Toronto ka rënë për shkak të tymit i cili është efektiv pas zjarreve pyjore.

Ministria e Mjedisit të Kanadasë ka njoftuar se tymi që del nga zjarret ka shkaktuar “prishjen e cilësisë së ajrit” në Toronto dhe Hamilton si dhe në rajonet e tjera të Ontario-s.

Bëhet e ditur se ajri jo i shëndetshëm i shkaktuar nga tymi në rajonin e Ontario-s dhe kryesisht në Toronto, do të vazhdojë edhe për një kohë.

Toronto i cili gjatë ditës ndryshon vend në renditjen e cilësisë së ajrit për shkak të zjarreve pyjore që vazhdojnë, ende është qyteti i 5-të me cilësinë më të keqe të ajrit në botë.

– Tymi ka mbuluar sërish një pjesë të madhe të SHBA-së

Tymi ka mbuluar sërish një pjesë të madhe të SHBA-së. Për shkak të tymit dhe ajrit jo cilësor banorëve të zonës u është bërë paralajmërimi të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin nëse nuk është e nevojshme.

Shumë qytete të mëdha, përfshirë Chicagon, Detroitin dhe Indianapolisin, kanë rënë në kategorinë e qyteteve me cilësinë më të keqe të ajrit në SHBA.

Në një deklaratë nga Qendra Kanadeze e Zjarrfikësve Ndërinstitucional të Pyjeve, që nga mëngjesi i të mërkurës në të gjithë vendin janë 487 zjarre aktive.

Që nga 1 janari janë djegur 76.129 kilometra katrorë sipërfaqe pyjore. Kjo shifër sipas Bazës së të Dhënave Kombëtare për Pyjet tejkalon rekordin e sipërfaqes më të madhe të djegur në vitin 1989 e cila ishte 75.596 kilometra katrorë.

Related posts

Sulmohet policia në Zveçan, lëndohet një polic

admin

Stuhia “Boris” shkakton dëme të jashtëzakonshme në Europën Qendrore dhe Lindore, vendet më të prekura

RTI

Lula betohet si president i Brazilit

admin