RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mitrovica e Veriut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

mitrovica-e-veriut-i-bashkohet-asociacionit-te-komunave-te-kosoves

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur asamblistja e Vetëvendosjes, Aida Doli.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë” thuhet në njoftim.

Related posts

Ekspertët: Përmbytjet në Pakistan nuk janë nga akullnajat!

admin

Holanda kërkon nga ambasadori iz’raelit të “raportojë” mbi pretendimet për spiunazh në gjykatën e Hagës

admin

Tunelet e mëdha që po e ndryshojnë Evropën

admin