RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin çek në Kosovë

kurti-priti-ne-takim-lamtumires-ambasadorin-cek-ne-kosove

Kryeministri, Albin Kurti sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek.

Në komunikatë për media thuhet se Kurti e falënderoi ambasadorin Bilek për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin për avancimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke.

“Falënderim i shprehu edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për Republikën e Kosovës në organizatat dhe forumet ndërkombëtare. Kryeministri kujtoi se ky bashkëpunim i mirë është shënuar vitin e kaluar me dorëzimin në kryeqytetin e Republikës Çeke, në Pragë, të Aplikacionit për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ngjarje historike për Kosovën dhe qytetarët, dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian si aspiratë dhe fat i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se presidenca Çeke në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar ka ndihmuar Kosovën që të përparojmë drejt integrimit në Bashkimin Evropian me rastin e pranimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe ka kontribuar aktivisht në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ambasadori Bilek po ashtu veçoi si moment për librat e historisë dorëzimin në Pragë të aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare.Teksa ndanë dhurata për njëri-tjetrin, Kryeministri Kurti i uroi fat e i dëshiroi suksese të mëtejme ambasadorit Bilek në angazhimet e tij të radhës”.

Related posts

Osmani e informon presidentin gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi

admin

Raporti i Senatit Kanadez: Islamofobia ka lëshuar rrënjë të thella në vend

Muhamet Ramadani

BE lehtëson sanksionet për Sirinë për të përshpejtuar ndihmën ndaj tërmetit

Muhamet Ramadani