RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kinë – Qeveria rihap kufijtë pas dhënies fund të politikës zero-Covid

kine-–-qeveria-rihap-kufijte-pas-dhenies-fund-te-politikes-zero-covid

Kina do të hapë sërish kufijte e saj të dielën, njoftuan sot autoritetet, pasi Pekini i dha fund politikës zero-Covid.

Do të duhen muaj, përpara se udhëtimet të kthehen në normalitet pas gati tre viteve të mbylljes së kufijve.

Së pari, numri i ulët i fluturimeve ndërkombëtare nga Kina do të kufizojë numrin e udhëtarëve.

Nga frika se variantet e reja të virusit mund të dalin nga shpërthimi aktual i rasteve me Covid-19 në vendin më të populluar në botë, vendet e BE-së përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë, Belgjikën dhe Suedinë kërkojnë që udhëtarët të paraqesin një test negativ të Covid-19 përpara nisjes, i cili duhet të jetë kryer brenda 48 orëve.

Pavarësisht rihapjes, nuk pritet një valë e madhe udhëtimesh nga Kina pasi numri i fluturimeve në dalje aktualisht, është vetëm rreth 10% e vëllimit para pandemisë dhe biletat janë shumë të shtrenjta.

Autoritetet duan të rifillojnë lëshimin dhe rinovimin e pasaportave, por kryesisht për udhëtime biznesi dhe studimore. Po kështu, ambasadat e Kinës do t’i japin përparësi vizave të lëshuara për udhëtime biznesi, pune dhe studimi, si dhe vizita familjare. /atsh

Related posts

Erdoğan premton mbështetje të vazhdueshme për të shtypurit, veçanërisht në Gaza

admin

Ministri turk, Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm, organizata terroriste FETO kërcënim edhe për Kosovën

RTI

Zvicra do të organizojë konferencë ndërkombëtare për paqe në Ukrainë

rezart morina