Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Gjakovës, kazhvilluar një hetim rreth tre-mujorë (operacioni i koduar ‘Mali’), ndaj një të dyshuari për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Dje, në orët e mbrëmjes, policia ka realizuar një plan taktik, ku njësive të anti-drogës u kanë ofruar mbështetje edhe njësi tjera policore të Gjakovës.
Operacioni policor është zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë, nga të cilat edhe është pranuar urdhri për kontroll në një lokacion në një fshat të Gjakovës.
Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit J.B., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), policia ka gjetur e konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë 35 kg e 581 gr., një peshore digjitale, një telefon, një veturë e dëshmi tjera relevante për rastin.
Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.