RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tragjedia e emigrantëve në Greqi: Litari i Rojes Bregdetare e përmbysi barkën e mbingarkuar

tragjedia-e-emigranteve-ne-greqi:-litari-i-rojes-bregdetare-e-permbysi-barken-e-mbingarkuar

Të mbijetuarit e një katastrofe me barkë që fundoi në det qindra emigrantë pranë Greqisë, kanë treguar se si trafikantët në Afrikën e Veriut i futën në një peshkarexhë, në kushte e ferri mbi dhe poshtë kuvertës, pa ushqim dhe pa ujë.

Disa thanë gjithashtu se fundi tragjik, kur ndodhii, u shkaktua nga veprimet e Rojes Bregdetare greke. Ata u thanë autoriteteve gjyqësore që një përpjekje e dënueshme për të tërhequr peshkarexhen e mbingarkuar me emigrantë, shkaktoi përmbysjen e anijes në orët e para të 14 qershorit.

Një përpjekje katastrofike për tërheqje nga Roja Bregdetare u rrëfye në gjashtë nga nëntë deklaratat e të mbijetuarve, që u dorëzuan tek zyrtarët gjyqësorë grekë që po hetojnë shkaqet e tragjedisë, sipas provave të para nga Reuters.

Një sirian i mbijetuar tha se ai dhe emigrantët e tjerë në bordin e “Adrian” e cila ishte shkatërruar gjatë rrugës për në Itali, bërtisnin “Stop!” pasi një anije e Rojes Bregdetare greke lidhi një litar në harkun e peshkarexhës dhe filloi ta tërhiqte atë duke rritur shpejtësinë.

Barka e emigrantëve u anua majtas e djathtas dhe më pas u përmbys, shtoi ai.

Tri dëshmitarë të tjerë thanë se nuk e dinin se çfarë e shkaktoi përmbysjen e “Adrianës”. Reuters nuk i publikon emrat e nëntë të mbijetuarve që dhanë dëshmi, të cilat nuk janë bërë publike.

Deklaratat e gjashtë dëshmitarëve bien ndesh me deklaratat publike të bëra nga Roja Bregdetare dhe qeveria greke, të cilat kanë thënë se nuk është bërë asnjë tentativë për të tërhequr barkën dhe se ajo është përmbysur kur Roja Bregdetare ishte rreth 70 metra larg. /syri

Related posts

Ukraina: Agjentët tanë të kundërzbulimit ka shmangur një antantat të rusëve ndaj presidentit Zelensky

admin

Erdoğan: Turqia ka ndërmarrë hapa historike në arsim – VIDEO

admin

OKB e shqetësuar nga thirrjet për migrim të civilëve nga Gaza

rezart morina