RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erbaş: 92.500 shtetas turq kryen Haxhin këtë vit

erbas:-92.500-shtetas-turq-kryen-haxhin-kete-vit

Gjithsej 92.500 qytetarë turq kryen Haxhin në tokat e shenjta në Arabinë Saudite këtë vit, tha kreu i Diyanetit, organit më të lartë fetar i Turqisë, raporton Anadolu.

Numri përfshin stafin e Diyanetit në detyrë, u tha Ali Erbaş gazetarëve në Qendrën Administrative të Haxhit të organit fetar turk në Mekë.

Ai tha se shifra e këtij viti është më e larta në dekada, duke shtuar se vitin e kaluar morën pjesë rreth 37.770 qytetarë turq, ndërsa në vitet e mëparshme ishte gjithmonë nën 80.000.

Erbaş gjithashtu vuri në dukje se 25 shtetas turq kanë vdekur gjatë periudhës së Haxhit këtë vit.

Related posts

Mijëra protestues pro Palestinës marshojnë në rrugët e Londrës

admin

GDF sekuestron dy tonë kokainë

Muhamet Ramadani

Kurti viziton BIK-un për Bajram, përkujton edhe 37 imamë që ranë në luftë

Muhamet Ramadani