RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia franceze arrestoi mbi 1.300 persona në natën e katërt të protestave të dhunshme

policia-franceze-arrestoi-mbi-1.300-persona-ne-naten-e-katert-te-protestave-te-dhunshme

Policia franceze arrestoi 1.311 persona në gjithë vendin ndërsa demonstratat e dhunshme për vrasjen e një adoleshenti vazhduan për natën e katërt, tha sot Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu.

Rreth 45 mijë oficerë policie të mbështetur nga automjete të blinduara u vendosën për të shuar protestat, në të cilat protestuesit i vunë zjarrin kontejnerëve dhe makinave dhe dëmtuan ndërtesat.

Sipas ministrisë, 79 zyrtarë të sigurisë, përfshirë policë dhe xhandarë, u plagosën gjatë natës.

Nahel M., një i ri 17-vjeçar me origjinë afrikano-veriore, u qëllua nga një oficer policie të martën në periferi të Parisit.

Oficeri përballet me një hetim zyrtar për vrasje me dashje dhe është vendosur në paraburgim.

OKB-ja ka shprehur gjithashtu shqetësime për rastin, duke i kërkuar Francës që të adresojë “çështjet e thella të racizmit dhe diskriminimit” në agjencitë e saj të zbatimit të ligjit.

Related posts

OKB-ja reagon ndaj arrestimit të personave që protestojnë kundër shpalljes së mobilizimit në Rusi

admin

Erdoğan: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të vëllezërve të saj në Ballkan

admin

​Kuvendi miraton disa projektligje të mbetura nga seancat e kaluara

admin