RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

‘Poshtëruese dhe çnjerëzore’/ Mbreti holandez kërkon falje për skllavërinë

‘poshteruese-dhe-cnjerezore’/-mbreti-holandez-kerkon-falje-per-skllaverine

Mbreti holandez Willem-Alexander kërkoi zyrtarisht falje për përfshirjen e vendit të tij në tregtinë e skllevërve. Sipas vlerësimeve holandezët kanë skllavëruar rreth 600,000 vetë.

Monarku 56-vjeçar tha gjatë një ceremonie në përkujtim të 150-vjetorit të heqjes së skllavërisë në kolonitë holandeze, se ndjehet ‘personalisht thellësisht i prekur’.

‘Poshtëruese dhe çnjerëzore’

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në parkun Oosterpark të Amsterdamit, ku ndodhet monumenti kombëtar holandez kundër skllavërisë mbreti Willem-Alexander tha: ‘Sot qëndroj para jush si mbreti juaj dhe si pjesë e qeverisë dhe kërkoj falje nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit tim.’

‘Nga të gjitha format e robërisë, skllavëria është më poshtëruesja dhe çnjerëzorja.’ – tha mbreti holandez.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, kishte kërkuar që dhjetor të vitit të kaluar zyrtarisht falje në emër të qeverisë për veprimet e dikurshme të shtetit holandez, duke e quajtur skllavërinë në ish-kolonitë e vendit si ‘krim kundër njerëzimit’.

Një nga fuqitë më të mëdha koloniale

Që nga shekulli i 17-të Holanda ishte një nga fuqitë më të mëdha koloniale. Gjatë më shumë se 200 vjetësh holandezët skllavëruan rreth 600,000 vetë, të cilët i dërguan me anije nga Afrika në Amerikën e Jugut dhe në Karaibe. Rreth 75.000 prej tyre nuk i mbijetuan transportit, theksoi mbreti në fjalimin e tij.

Mbretëria e Holandës ishte një nga vendet e fundit në Evropë, e cila e shfuqizoi zyrtarisht skllavërinë më 1 korrik 1863.

Vitet e fundit po shtohet ndërgjegjësimi se pasuria e qyteteve dhe muzeve holandeze i ka rrënjët në historinë koloniale të vendit. /dw

Related posts

Zelenskyy: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në pauzë për shkak të konfliktit në Iran

admin

Putin thotë se propozimi afrikan mund të jetë baza për paqen në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Izraeli po përgatitet për një pushtim tokësor të Libanit! A do të hapet “porta e ferrit” për Lindjen e Mesme?

admin