RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërron jetë ish-presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviç

nderron-jete-ish-presidenti-i-serbise,-milan-milutinovic

Ka ndërruar jetë sot në moshën 81-vjeçare ish-presidenti i Republikës së Serbisë, ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Milan Milutinoviç. Këtë informacion e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

“Ai ka kryer funksionet më të rëndësishme në periudhën më të vështirë të historisë së Serbisë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e tij,”- ka shkruar ai.

Kush ishte Milan Milutinoviç?

Ai lindi në Beograd më 19 dhjetor 1942. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Beograd, ndërsa në vitin 1965 u diplomua në Fakultetin Juridik. Në moshën 20-vjeçare ka qenë anëtar i kryesisë së Shoqatës së Rinisë Socialiste, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare. Më vonë u bë anëtar i këshillit politiko-shoqëror të Kuvendit Federal dhe njëkohësisht kryetar i Komitetit Komunal të Bashkimit të Komunistëve të Vraçarit dhe anëtar i Komitetit të Qytetit të SK Beogradit.

Kjo u pasua nga posti i Sekretarit të Republikës për Arsimin dhe Shkencën. Më pas, u emërua drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë nga viti 1983 deri në vitin 1989.

Në kohën e Sllobodan Millosheviçit, Milan Millutinoviç ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij, me të cilin u nda menjëherë pas 5 tetorit. Pas ardhjes së Millosheviçit në pushtet në Serbi (1987), Millutinoviç zuri një pozicion në Sekretariatin Federal të Punëve të Jashtme si ndihmës shef i Administratës së Shtypit.

Në Hagë, ku u dorëzua në janar 2003, Millutinoviq u akuzua për krime kundër shqiptarëve gjatë luftë së Kosovës në gjysmën e parë të vitit 1999. Pas gjashtë vjetësh, gjykata e liroi atë nga akuzat.

Në shkurt 2009, Tribunali i Hagës e liroi Millutinoviçin nga të gjitha akuzat kundër tij. /blic

Related posts

Erdoğan: Avioni ushtarak “Hürjet” dhuratë për Shekullin e Turqisë

rezart morina

Zjarri vdekjeprurës në Hawaii, rreth 850 njerëz janë ende të zhdukur

admin

Raport: Afrika ka nevojë për 257 miliardë dollarë në vit për më shumë prodhim në bujqësi

admin