RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas përballjes me gjykata, Trumpi i kthehet garës presidenciale

pas-perballjes-me-gjykata,-trumpi-i-kthehet-gares-presidenciale

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shënuar kthimin në tubimet e mëdha, duke folur me mijëra banorë të mbledhur në rrugët e një qyteti të vogël të Karolinës së Jugut përpara festës së 4 korrikut.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa njerëz ishin mbledhur në rrugët e qendrës së qytetit Pickens, qytet me rreth 3.400 banorë. Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë për disa media se rreth 15 mijë njerëz ishin mbledhur. Zona republikane është zonë e njohur për kandidatët republikanë, pasi ata synojnë të tërheqin mbështetje për zgjedhjet e para presidenciale në Karolinën e Jugut.

Në kontrast me fushatat e tij të vitit 2016 dhe 2020, të cilat tërhoqën mijëra njerëz në mitingje në shtetet anembanë vendit, përpjekja e Trumpit për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, po vlerësohet dukshëm më ndryshe sesa në vitet e mëparshme. /koha

Related posts

Gashi fillon vizitën në Turqi, pritet në takim nga presidenti Erdoğan

admin

Specialja merr vendim për komunikimet dhe vizitat e Thaçit, Veselit dhe Selimit

admin

Scholzi i kërkon Erdoganit ta lejojë Suedinë në NATO

Muhamet Ramadani