RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran – Rriten ndjeshëm ekzekutimet në gjysmën e parë të 2023

iran-–-rriten-ndjeshem-ekzekutimet-ne-gjysmen-e-pare-te-2023

Numri i ekzekutimeve në Iran është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

Deri në fund të qershorit, Organizata e të Drejtave të Njeriut në Iran (IHRNGO) me qendër në Oslo kishte dokumentuar 354 ekzekutime. Në vitin 2022, 261 persona ishin ekzekutuar deri në atë datë.

“Dënimi me vdekje përdoret për të krijuar frikë dhe për të parandaluar protestat”, tha drejtori i organizatës, Mahmood Amiry-Moghaddam.

Irani ekzekutoi shtatë persona të arrestuar gjatë protestave që shpërthyen, pas vdekjes në shtator të Mahsa Amini, një gruaje kurde e arrestuar nga policia e moralit për shkelje të kodit të veshjes kur ishte në publik.

“Në gjysmën e parë të vitit 2023, autoritetet iraniane ekzekutuan gjithashtu 206 persona për vepra penale të drogës”, sipas grupit.

Dënimet me vdekje të pjesëtarëve të pakicave etnike ishin kryer veçanërisht shpesh.

“Amnesty International” gjithashtu, akuzoi kohët e fundit autoritetet në Iran për përdorimin e dënimit me vdekje si një “instrument shtypjeje” kundër pakicave etnike.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kritikuar për vite me radhë përdorimin e dënimit me vdekje në Iran. Nuk ka shifra zyrtare për ekzekutimet. /atsh

Related posts

‘Tani janë 117 shtete që e njohin’/ Premtimi i Erdogan për Kosovën: Do të punojmë fort që të arrijmë shifrën që është si objektiv

rezart morina

Refugjatja afgane fiton ulëse në Senatin e Australisë

admin

Zhvillimet në veri, Kurti edhe sot pret në takim emisarin gjerman

admin