RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Vizita e kryeministrave, në kohë të rëndësishme për demokracinë, sigurinë dhe paqen në rajon

kurti:-vizita-e-kryeministrave,-ne-kohe-te-rendesishme-per-demokracine,-sigurine-dhe-paqen-ne-rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për medie i ka falënderuar të dy kryeministrat, atë të Holandës dhe Luksemburgut për vizitën e tyre në vendin tonë.

Sipas tij, kjo vizitë u bë në kohë të rëndësishme për demokracinë, sigurinë dhe paqen në rajonin tonë.

“Sot pata kënaqësinë t’i mirëpres dy kryeministrat atë të Holandës dhe të Luksemburgut në këto kohë të rëndësishme për demokracinë dhe sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe në kontinentin tonë. Në emër të popullit të Kosovës i falënderova të dy kryeministrat për vizitën e tyre të përbashkët “, tha Kurti.

Teksa tutje potencoi se vendet gëzojnë një marrëdhënie të shkëlqyera dhe se Kosova siç tha ai, është mirënjohës për mbështetjen e Holandës dhe Luksemburgut për Kosovën.

“Vendet tona gëzojnë marrëdhenei të shkëlqyera, jemi mirënjohës për mbështetjen e Holandës dhe të Lukesmburgut gjatë këtyre viteve për lirinë dhe pavarësinë tonë. Mbështetja juaj për zhvillimin ekonomik dhe avancimin demokratik na ka ndihmuar të përmirësojmë dhe të të forcojmë sistemin e drejtësisë sikurse edhe të shoqërisë civile”, shtoi Kurti

Related posts

Bisedimet për Ukrainën, Zelensky kërkon garanci sigurie deri në 50 vjet nga SHBA: Do të ishte vendim historik i Donald Trump

admin

Zjarret përfshijnë Kanadanë, 700 vatra aktive në vend

Muhamet Ramadani

Prattipati: Kosova të diversifikojë furnizimin me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan

RTI