RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Egjipti rrisin marrëdhëniet diplomatike në nivel të ambasadave

turqia-dhe-egjipti-rrisin-marredheniet-diplomatike-ne-nivel-te-ambasadave

Turqia dhe Egjipti njoftojnë se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë rritur në nivel të ambasadave, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e përbashkët të Turqisë dhe Egjiptit, kandidat për ambasador të Turqisë në Kajro është emëruar Salih Mutlu Şen, ndërsa për ambasador të Egjiptit në Ankara, Amr Elhamamy.

Më tej u theksua se ngritja e marrëdhënieve diplomatike është zbatuar në kuadër të vendimit të dy presidentëve.

“Ky hap synon rinormalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe reflekton vullnetin e ndërsjellë për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe në përputhje me interesat e popujve turk dhe egjiptian”, thuhet në njoftim.

Related posts

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

Kushtrim Guraj

Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve

Muhamet Ramadani

Parlamenti i Ugandës miraton dërgimin e trupave në Gaza

Hevzi