RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Egjipti rrisin marrëdhëniet diplomatike në nivel të ambasadave

turqia-dhe-egjipti-rrisin-marredheniet-diplomatike-ne-nivel-te-ambasadave

Turqia dhe Egjipti njoftojnë se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë rritur në nivel të ambasadave, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e përbashkët të Turqisë dhe Egjiptit, kandidat për ambasador të Turqisë në Kajro është emëruar Salih Mutlu Şen, ndërsa për ambasador të Egjiptit në Ankara, Amr Elhamamy.

Më tej u theksua se ngritja e marrëdhënieve diplomatike është zbatuar në kuadër të vendimit të dy presidentëve.

“Ky hap synon rinormalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe reflekton vullnetin e ndërsjellë për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe në përputhje me interesat e popujve turk dhe egjiptian”, thuhet në njoftim.

Related posts

Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Pejë

admin

VIDEO/ Shpërthen përsëri vullkani Kilauea në Hawaii, shkarkon 10 milionë metër kub llavë brenda 24 orësh! Pamjet e spektaklit të frikshëm

admin

Zhduken nënë e bijë në Jabllanicë

Muhamet Ramadani