RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brigada e Kudsit: Izraeli dështoi në Jenin

brigada-e-kudsit:-izraeli-deshtoi-ne-jenin

Krahu i armatosur i Lëvizjes Xhihadi Islam, Brigada e Kudsit, deklaroi se ata i kanë çuar në dështim objektivat e Izraelit ndaj qytetit Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Brigadës së Kudsit, Abu Hamza lëshoi ​​një videodeklaratë pasi ushtria izraelite njoftoi se sulmet 2-ditore në Jenin kishin përfunduar me “arritjen e qëllimeve të planifikuara” dhe se ushtarët ishin tërhequr nga rajoni.

Ebu Hamza deklaroi se qëllimet e sulmit izraelit në Jenin dështuan me luftën në terren dhe me taktikat në të cilat u shkatërruan dhjetëra eksplozivë dhe prita.

Duke deklaruar se Rezistenca Palestineze dhe Brigada e Kudsit qëndron kundër sulmeve izraelite, Abu Hamza tha se ngjarjet në Jenin pasqyrojnë zhvillimin e Brigadës së Kudsit në terren.

Duke i komentuar deklaratat e Izraelit për suksesin e tyre në Jenin si “ëndërr”, Abu Hamza akuzoi ushtrinë izraelite, të cilën ai e përshkroi si “makinë lufte”, për “marrjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrimin e infrastrukturës së kampit të refugjatëve dhe vendeve të adhurimit”.

Abu Hamza tha se nëse forcat izraelite dhe kolonët hebrenj nuk tërhiqen nga tokat palestineze, nuk do të ketë stabilitet në rajon.

Ai gjithashtu theksoi se kryengritësit në Jenin nuk janë të vetëm dhe se kanë kryengritës brenda dhe jashtë Palestinës, të gatshëm për të luftuar me ta.

Sulmet izraelite në Jenin

Ushtria izraelite më 3 korrik bastisi dhe rrethoi kampin e refugjatëve në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në sulmet e ashpra të forcave izraelite që vazhduan për rreth 48 orë nga ajri dhe toka, u vranë 12 palestinezë, 4 prej të cilëve fëmijë, ndërsa u plagosën 120 persona të tjerë, 20 prej të cilëve rëndë.

Njësitë e ushtrisë izraelite u tërhoqën nga kampi i refugjatëve në Jenin këtë mëngjes.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha për radion e ushtrisë së Izraelit se “objektivat e operacionit u arritën, ata shkatërruan infrastrukturën terroriste në kampin e refugjatëve Jenin dhe arrestuan rreth 300 të dyshuar”.

Related posts

Analiza/ India, Katari, Turqia? Kush mund të ndërmjetësojë në Ukrainë

admin

Sa ra shi në Prishtinë për një orë, tregon eksperti i ujërave

rezart morina

Dy të vdekur dhe 191 raste të reja me COVID-19

admin