RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia qëndron në solidaritet të plotë me palestinezët

erdogan:-turqia-qendron-ne-solidaritet-te-plote-me-palestinezet

Turqia qëndron në solidaritet të plotë me palestinezët, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan pas bastisjeve të fundit izraelite në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

“Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë palestinezë që ranë dëshmor në sulmet e ushtrisë izraelite në kampin Jenin. Turqia është në solidaritet të plotë me popullin palestinez”, tha Erdoğan në një takim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara.

Sulmet e forcave izraelite në qytetet palestineze kanë çuar në përshkallëzimin e tensioneve në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar në muajt e fundit, duke përfshirë sulmin e së hënës në Jenin.

Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën në ofensivën e fundit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Pesë nga viktimat ishin të mitur.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet kolone hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

Related posts

Apeli anulon vendimin për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj pesë të dyshuarve në rastin e 11-vjeçares

admin

Po tentonin të kalonin Kanalin nga Franca për në Angli, mbytet varka me 50 persona, 8 emigrantë humbin jetën

admin

Gjermania dhe Republika Çeke premtojnë më shumë ndihmë për Ukrainën

admin