Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën në Pakistan për shkak të shirave të dendur të musonit.
Shumica e vdekjeve, 30, u raportuan nga provinca më e populluar e Punjabit, deklaroi zëdhënësi i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA).
Në provincën veriperëndimore të Khyber Pakhtunkhwa, të paktën tetë fëmijë kanë vdekur nga një rrëshqitje masive e dheut, ndërsa 87 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shembja e kulmeve dhe mureve të shkaktuara nga reshjet.
Më shumë se 1700 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 33 milionë janë prekur nga përmbytjet shkatërruese të shkaktuara nga shirat e parregullt të musonit të vitit të kaluar. /atsh
At least seven people have died in the Lahore metropolitan area, which was hit by heavy rain that flooded.
The collapse of the roofs of houses, floods and electric shocks as a result of power line failures led to the death of residents.#Pakistan #floods #PakistanEconomy pic.twitter.com/ceCKhiDKC6— __kaput__ (@__kaput__) July 5, 2023