RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezia blen dronë me vlerë 300 milionë dollarë nga Turqia

indonezia-blen-drone-me-vlere-300-milione-dollare-nga-turqia

Indonezia ka blerë 12 dronë të rinj nga Turqia në vlerë prej 300 milionë dollarësh, ka raportuar, të martën, ministria e saj e mbrojtjes. Ky investim është i fundit në një seri blerjesh që synojnë modernizimin e pajisjeve ushtarake të vendit.

Marrëveshja vjen pasi presidenti indonezian, Joko Widodo, paralajmëroi, në korrik, kabinetin e tij që të shfrytëzojnë buxhetin në mënyrë “të shëndetshme” teksa nënvizoi shpenzimet e mëdha nga agjencitë e sigurisë të vendit, duke përfshirë këtu edhe ministrinë e mbrojtjes.

Në janar, Ministri i Mbrojtjes, Prabowo Subianto, nënshkroi një marrëveshje prej 800 milionë dollarësh, për të blerë 12 avionë luftarakë Mirage 2000-5, blerje e cila u kritikua pasi avionët francezë konsideroheshin shumë të vjetër. Indonezia në shkurt bleu gjithashtu 42 avionë luftarakë Rafale për 8.1 miliardë dollarë, të cilët do të disbursohen në faza gjatë disa viteve.

Me 8.89 miliardë dollarë, ministria e mbrojtjes ka alokimin më të madh nga buxheti total i vendit këtë vit, sipas të dhënave të qeverisë. Marrëveshja me Turkish Aerospace me bazë në Anakara, u finalizua në shkurt dhe dronët pritet të dorëzohen brenda 32 muajve nga nënshkrimi. Marrëveshja përfshin gjithashtu trajnime dhe simulatorë fluturimi, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë. /koha

Related posts

Foshnja tetëmuajshe vdes nga i ftohti në Gaza, mijëra familje në rrezik si pasojë e motit të keq

admin

Hamasi shpreh “shqetësim të madh” për rrëzimin e helikopterit të presidentit iranian

admin

Policia e Kosovës arreston 15 persona dhe mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit dhe prostitucionit

RTI