RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarret përfshijnë Kanadanë, 700 vatra aktive në vend

zjarret-perfshijne-kanadane,-700-vatra-aktive-ne-vend

Vazhdon të rritet numri i zjarreve në pyje në Kanada, ku një ditë më parë autoritetet numëruan gati 700 zjarre nga të cilat më shumë se 380 ishin jashtë kontrollit, raporton protothema.

Sipas autoriteteve kjo nuk është një ngjarje e zakonshme, pasi është situatë “e gjatë dhe e vështirë” për vendin e Amerikës së Veriut.

“Këto shifra janë fjalë për fjalë jashtë të zakonshmes,”- tha Michael Norton nga Ministria Kanadeze e Burimeve Natyrore.

Ndërkohë parashikimet e motit për javët e ardhshme bëjnë thirrje për temperatura më të larta se zakonisht për sezonin në pjesë të ndryshme të vendit, në perëndim dhe në veri të Quebec, rajoni që aktualisht po goditet më rëndë nga flakët. Raportohet se 90 milionë hektarë tashmë janë të djegur, njëmbëdhjetë herë më shumë se mesatarja për dekadën e fundit.

Related posts

Hungaria nuk është e sigurt nëse duhet t’i japë ‘dritën jeshile’ Suedisë në NATO

admin

Sri Lanka shpall gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa numri i viktimave rritet

RTI

Rusia dhe Bjellorusia, stërvitje të përbashkëta ushtarake

admin