RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes 50-vjeçari nga zjarri që kaploi banesën në Gjilan

vdes-50-vjecari-nga-zjarri-qe-kaploi-banesen-ne-gjilan

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë, e cila ishte përfshirë nga zjarri, në afërsi të Tregut të Gjelbër në Gjilan.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet patrulluese dhe zjarrfikësit.

Hashani ka bërë të ditur se të gjithë banorët e banesave janë evakuuar për çështje të sigurisë.

“Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë eshte gjetur nje person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç”, tha Hashani.

Ndërkohë, ai bëri të ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML.

“Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë”, tha ai.

Related posts

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Kushtrim Guraj

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur. Autorë të dyshuar, dy vëllezër

admin

Zyrtari i lartë i NATO-s në Prishtinë, Ulutas e njofton me aktivitetet e KFOR-it dhe për përkrahjen për Dialogun

Muhamet Ramadani