RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: Dodik po minon Marrëveshjen e Dejtonit

blinken:-dodik-po-minon-marreveshjen-e-dejtonit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikojnë ashpër presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik. Përmes një postimi në Twitter, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka akuzuar Dodik se me veprimet e fundit ai po minon Marrëveshjen e Dejtonit.

“Nënshkrimi i një ligji nga presidenti i Republikës Srpska, Dodik që refuzon autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë shkel kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe minon Marrëveshjen e Dejtonit. SHBA-ja mbështet zyrën e përfaqësuesit të lartë dhe sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të saj”, tha Blinken.

Të premten, Dodik, presidenti i entitetit të mbizotëruar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë, nënshkroi një ligj që e lejojnë atë të shpërfillë vendimet e marra nga i dërguari ndërkombëtar i vendit.

Ky veprim vjen disa ditë pasi i dërguari ndërkombëtar i Bosnjës, Christian Shmidt, anuloi disa vendime të diskutueshme që kundërshtojnë një marrëveshje paqeje që i dha fund luftës. Dodik është kritikuar shpesh nga Perëndimi.

Sipas marrëveshjes së Dejtonit, që u nënshkrua në vitin 1995, i dërguari ndërkombëtar ka fuqinë të imponojë ligje si interpretuesi përfundimtar i kushtetutës së shtetit, megjithëse vendimet e tij mund të shqyrtohen dhe vihen në dyshim nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, nëse Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, ia miraton. /abcnews

Related posts

Policia parandalon tregtinë ilegale të cigareve në Leposaviq, konfiskon mallin dhe dy automjete

rezart morina

Protestojnë serbët në veri

admin

Protestë në Londër, kërkohet që Izraeli t’i japë fund sulmeve në xhaminë Al-Aksa

rezart morina