RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Begaj vizitë në Itali, merr pjesë ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore

presidenti-begaj-vizite-ne-itali,-merr-pjese-ceremonine-e-hapjes-se-lojerave-olimpike-dimerore

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë në Itali, ndërkohë ai ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar se ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për Shqipërinë.

“I nderuar që së bashku me miq te mirë u mikpritëm nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Uroj që sportistët tanë – Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – të na bëjnë krenarë me paraqitjen dhe shpirtin e tyre garues”, ka shkruar Begaj.

Presidenti Begaj është takuar gjatë ceremonisë edhe me presidentin italian, Sergio Mattarella dhe zyrtarë të tjerë.

Related posts

Franca i bën thirrje Izraelit “të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza”

Muhamet Ramadani

Irani vlerëson se autori Rushdie dhe mbështetësit e tij janë fajtor për tentimin për vrasje

admin

E mbyllur për 40 mijë vite, gjendet në Gjibraltar një nga shpellat më të vjetra në botë! Çfarë pritet të zbulojnë shkencëtarët për origjinën e njeriut

admin