RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat gjermane: Inteligjenca e Gjermanisë kishte dijeni për rebelimin e Wagnerit një javë përpara

mediat-gjermane:-inteligjenca-e-gjermanise-kishte-dijeni-per-rebelimin-e-wagnerit-nje-jave-perpara

Shërbimi i inteligjencës së jashtme gjermane BND kishte informacion një javë përpara se grupi paraushtarak rus “Wagner” të organizonte kryengritjen kundër Moskës, thanë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Transmetuesit gjermanë WDR dhe NDR thanë në lajme të tyre ekskluzive se BND-ja ishte në dijeni të rebelimit dhe kishte një “aluzion të pasigurt” një javë përpara tij.

BND-ja kontaktoi shërbimet e inteligjencës të vendeve aleate, por nuk ishte në gjendje të konfirmonte informacionin, kështu që kancelari Olaf Scholz nuk u informua menjëherë, thanë transmetuesit.

Shërbimi i inteligjencës së jashtme gjermane e ka informuar qeverinë vetëm një natë përpara se mercenarët e Grupit Wagner të pushtonin qytetin e Rostovit dhe objektet ushtarake ruse.

Shërbimet e inteligjencës gjermane gjithashtu kanë spiunuar diskutimin e shefit të grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, sipas këtyre mediave, të cilat në raportimin e tyre ekskluziv kritikuan BND-në për mosinformimin e qeverisë gjermane në kohë.

Rebelimi i Wagnerit

Më 24 qershor, Grupi Wagner akuzoi forcat ruse për sulm ndaj luftëtarëve të tij, duke i zhvendosur ata nga Ukraina në qytetin rus Rostov-na-Donu.

Autoritetet ruse e etiketuan atë si “rebelim të armatosur” dhe nisën një çështje penale, ndërsa presidenti Vladimir Putin e quajti akt “tradhtie”.

Të nesërmen, udhëheqësi i Wagnerit Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarët e tij ishin 200 kilometra larg Moskës kur vendosën të tërhiqen për të shmangur gjakderdhjen.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko veproi si ndërmjetës, duke thënë se ai u angazhua me Prigozhinin për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një zgjidhje të shpejtë.

Related posts

Bruksel/ Diskutime për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

admin

Holandë, ekspozohen 16.000 palë këpucë për fëmijët e vr’arë në Ga’za

admin

EULEX-i mirëpret uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, thotë se po monitoron rastin e Pantiqit

admin