RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi: Dhjetra emigrantë shpëtohen në jug të vendit

greqi:-dhjetra-emigrante-shpetohen-ne-jug-te-vendit

Roja bregdetare greke shpëtoi rreth 120 emigrantë në jug të gadishullit të Peloponezit.

”Rrymat e forta kishte shtyrë varkën e tyre mbi shkëmbinjtë e Kepit të Maleas, ku varka u përmbys”, deklaroi roja bregdetare.

Radioja shtetërore, duke cituar Rojat Bregdetare, raportoi gjithashtu të hënën se të gjithë njerëzit ishin mirë dhe ishin vendosur përkohësisht në një shkollë në portin e vogël të Neapolit Voion.

Anija ishte nisur nga bregu i Egjeut të Turqisë dhe kishte si destinacion Italinë.

”Fillimisht ishte e paqartë se nga cilat vende erdhën emigrantët”, raportoi radiostacioni shtetëror.

Bandat e kontrabandistëve tentojnë vazhdimisht të kontrabandojnë emigrantë nga Turqia dhe vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme në shtetet e BE-së, Greqisë, Qipros ose Italisë.

Varkat e vjetruara shpesh dëmtohen nga makineritë ose rrjedhjet, duke rezultuar në aksidente të përsëritura.

Më 14 qershor, qindra njerëz vdiqën kur një anije peshkimi plotësisht e mbipopulluar u fundos rreth 90 kilometra në perëndim të Greqisë. /atsh

Related posts

Meloni: Populli Palestinez ka të drejtën e një shteti

Muhamet Ramadani

Gazetari izraelit Gideon Levy: Okupimi nuk do të përfundojë derisa Izraeli të fillojë të paguajë çmimin

Muhamet Ramadani

Kryeministri Kurti: Kosova te Turqia shikon një shtet aleat dhe një popull mik

admin