RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Meloni: Populli Palestinez ka të drejtën e një shteti

meloni:-populli-palestinez-ka-te-drejten-e-nje-shteti

“Italia gjithmonë ka përsëritur se populli palestinez ka të drejtën e një shteti. Kjo është një zgjidhje e drejtë dhe e nevojshme, në interes të palestinezëve dhe izraelitëve”. Kështu deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni duke shtuar se duhet një udhërrëfyes serioz për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Më herët edhe BE dhe SHBA-në kanë kritikuar Izraelin për mundësinë e krijimit të shtetit palestinez. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha të martën se Izraeli nuk mund të lejohet të bllokojë krijimin e një shteti palestinez pas luftës në Gaza.

“Një gjë është e qartë. Izraeli nuk mund të ketë të drejtën e vetos për vetëvendosjen e popullit palestinez. Kombet e Bashkuara njohin dhe e kanë njohur shumë herë të drejtën e vetëvendosjes së popullit palestinez. Askush nuk mund të vërë veton”, u shpreh Borrell. /abcnews

Related posts

Oficerët holandezë përfundojnë misionin e zbulimit dhe largohen nga Grenlanda

Muhamet Ramadani

Qerkini thotë se po zbehet çështja e të pagjeturve: Gruaja ime ende bërtet “erdh djali”

admin

Kreu i Hezbollahut: “Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka”

Muhamet Ramadani