Ëmbëlsirë e preferuar për të gjithë në mënyrë krejtësisht ndryshe!
Nuk keni kohë për krepa me fara lulëkuqeje? Kjo është zgjidhja për situatë të tillë.
Përbërësit:
Për brumë:
200 g miell,
300 ml ujë,
1 vezë,
një lugë vaj,
pak kripë,
pak sheqer.
Për fill:
100 g lulëkuqe,
100 g qumësht,
2 lugë sheqer,
1 ajkë,
4 lugë sheqer pluhur,
50 g qumësht.
Përgatitja:
Bëni brumin për palëpeta nga përbërësit e përmendur, pastaj piqni.
Në një enë përzieni lulëkuqen, 100 g qumësht dhe 1 lugë sheqer, ndërkaq në të dytën ajkën, sheqerin pluhur dhe qumështi.
Në tretje me lulëkuqe përzieni 3 lugë krem ajke dhe me atë fill bëni 8 palëpeta.
Mbështillni dhe rendisni në enë rezistuese ndaj zjarrit. Mbetjet nga të dy fillat përzieni dhe lyeni palëpetat.
Piqni në 200 gradë rreth 10 minuta.
Koha e përgatitjes: 60 minuta.
Ju bëftë mirë – transmeton Telegrafi.
The post A i keni provuar palëpetat me fara lulëkuqeje? appeared first on Telegrafi.